Takimi Mustafa me çiftin Obama dëshmohet edhe me fotografi

Aktuale

Takimi Mustafa me çiftin Obama dëshmohet edhe me fotografi

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 20:37
Isa Mustafa dhe Barack Obama me Zonjën e Parë Michelle Obama

Zyra për media e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa ka dërguar edhe fotografi të takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit amerikan Barack Obama me zonjën e tij Michelle Obama.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Nju Jork, mori pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për liderët botërorë që ndodhen në Nju Jork, me rastin e zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Kryeministri Mustafa u prit nga Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama, të cilët i falënderoi përzemërsisht për përkrahjen që SHBA-të po japin në vazhdimësi për Kosovën”, thuhet në komunikatë  e shoqëruar edhe me fotografinë ku shihen bashkë kryeministri Mustafa dhe çifti presidencial i Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat