E dhimbshme: Ja pse e mbyti vetën polici i Kosovës?!

Aktuale

E dhimbshme: Ja pse e mbyti vetën polici i Kosovës?!

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 19:18
Mujedin Spahija

Policia e Kosovës, DRP-Pejë, njofton se më datë 20.09.2016, në orët e vona të mbrëmjes, ka gjetur pa shenja jete një person, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Rasti është klasifikuar si ‘Hetim i vdekjes’”, njofton Policia e Pejës.

Me aktvendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Media në burime jo-zyrtare, ka mësuar se i ndjeri ka lënë prapa një shënim ku thotë se nuk ka mundur t’ju bëjë ballë presioneve nga grupe të ndryshme kriminale.

Mujedin Spahiu është polici i cili u gjet  i vdekur mbrëmjen e së martës në Vitomiricë të Pejës.

Familja e tij në fshatin Dubovë të  Madhe të Pejës e cila ka hapur dyert për të pame ku për rastin kanë folur edhe familjarët.

Djali i axhës së tij, Rifat Spahiu ka përshkruar në detaje se çka ka ndodhur një ditë më parë.

Sipas tij, Muhedini të martën pas orës katër pasi e ka kryer ndërrimin e punës në polici është kthyer në shtëpi ku edhe ka lënë disa letra dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Ai është gjetur i vdekur në veturën e tij të tipit Golf 2 në një fushë në Vitomiricë” ka theksuar Rifati.

Edhe djali tjetër i axhës së Muhedinit, Fadili ka treguar për Klan Kosovën për vendin ku u gjet trupi i të afërmit të tij.

Familjarët poashtu bën të ditur se ai është gjetur pa shenje jete i veshur me uniformë të policisë si dhe vdekja e tij është shkaktuar nga arma zyrtare.

Polici i Kosovës, Muhedin Spahiu ishte 46 vjeçar dhe pas vetes ka lënë gruan dhe katër fëmijë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër.

Lexo edhe këtë: Ky është Mujedin Spahija, polici i vdekur në Pejë

Vdekja e policit – flasin familjarët

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat