Veseli: Qytetarët e Kosovës e kuptojnë më së miri rëndësinë e paqes

Aktuale

Veseli: Qytetarët e Kosovës e kuptojnë më së miri rëndësinë e paqes

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 14:57
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes ka thënë se qytetarët e Kosovës e kuptojnë më së miri rëndësinë e paqes.

“Ne qytetarët e Kosovës e kuptojmë më së miri rëndësinë e paqes, pasi deri në arritjen e saj kanë rënë mijëra dëshmorë dhe shumë plagë ende janë të hapura nga lufta. Ne jemi popull paqësor dhe pikërisht sot në ditën ndërkombëtare të paqes, kujtojmë qytetarët e vendeve që ju mungon paqja dhe lutemi për paqe në gjithë botën”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat