Ministrja Hoxha e pranon se ka radikalizëm në burgje

Aktuale

Ministrja Hoxha e pranon se ka radikalizëm në burgje

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 19:43
Aleksander Zuev dhe Dhurata Hoxha

Ministrja Dhurata Hoxha ka përmendur angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për të punuar me Shërbimin Korrektues për de-radikalizmin e të burgosurve në burgjet e Kosovës. Ajo gjatë takimit gjatë vizitës zyrtare në New York, ka njoftuar për projektet që Ministria ka filluar në këtë drejtim.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Dhurata Hoxha zhvilloje një takim me Aleksander Zuev, Menaxher i Programit Global te UNDP për Parandalimin e Ekstremizmit te Dhunshëm, të cilin e ka njoftuar për strategjinë e Qeverisë së Kosovës për luftimin e ekstremizmit.

Po ashtu, Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin e Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe për të kontribuar në bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar në këtë drejtim.

“Ministrja  Hoxha, gjithashtu përmendi edhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për të punuar me Shërbimin Korrektues për de-radikalizmin e të burgosurve në burgjet e Kosovës dhe e njoftoi z. Zuev për projektet që Ministria ka filluar në këtë drejtim”, thuhet në komunikatë.

Zuev konfirmoi se UNDP çmon lartë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe konsideroi se Kosova është një shembull i mirë për rajonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat