OKB demanton lajmin se në krye të OKB-së është zgjedhur filipinezja Laila de Lima

Aktuale

OKB demanton lajmin se në krye të OKB-së është zgjedhur filipinezja Laila de Lima

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 shtator 2016 Në ora: 18:25
Leila de Lima

(E plotësuar) - Nev York/UN,  “Filipinezja Leila de Lima, është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara..” ka shkruar një portal i rrejshëm te cilin informacon nuk e kanë mediat  serioze botërore nga vendi i ngjarjes që po ndjekin asamblenë e pergjithshme të OKB-së në new York. “Presheva jonë” ka kontaktuar zyraret e OKB-së te cilet kanë dematuar lajmin e perfolur ne media.

“Nuk kemi degjuar për ketë emer dhe  nuk ka qenë kanditate fare kjo femër për postin e sekretarit të pergjithshem të OKB-së. Negociata dhe zgjedhjet per shefin e ardhëm te OKB-së jane duke vazhduar” ka deklaruar zyrtari i Kombeve te Bashkuara, nga selia e OKB-së në New York duke demantuar lajmin.

Mposhtet Serbia dhe Jeremiç, kjo është Sekretarja e re e OKB-së?

Filipinezja Leila de Lima, është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pas përfundimit të mandatit të Ban Ki Mun, bën të ditur The Guard1an.

Fitorja e de Lima iu përgjigj thirrjes së Ban Ki –mun, që personi i ardhshëm që do të marr detyrën e tij, të jetë grua. Kjo është hera e parë që një grua i zgjedhet Sekretare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga vitit 1945.

Pretendent për këtë post ishte edhe Vuk Jeremiç nga Serbia, kandidimi i të cilit ngjalli shumë reagime në Kosovë e në Bosnje e Hercegovinë./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat