Cilat janë kushtet që Opozita i ka vendosur, kryeministrit Mustafa, për Demarkacionin?

Aktuale

Cilat janë kushtet që Opozita i ka vendosur, kryeministrit Mustafa, për Demarkacionin?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 shtator 2016 Në ora: 17:43
Lideret opozitarë

Çështja e demarkacionit ka mbetur ende pa ndonjë zgjidhje, ndërsa dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i janë përgjigjur ftesës së Kryeministrit Mustafa, për të diskutuar për çështjen e Demarkacionit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ky takim pritet të mbahet posa të kthehet Kryeministri nga Nju Jorku. 

Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu, ka thënë se posa të kthehet Kryeministri nga Nju Jorku do t'i përkushtohet edhe më shumë agjendës së demarkacionit në të cilën përveç tjerash përfshihen edhe bisedat me faktorët relevantë gjithsesi edhe me opozitën.   

Abdullahu këtë takim e ka konsideruar si një mundësi të mirë për fakte e jo për akuza. “Konsiderojmë se akuzat për kokëfortësi nuk i ndihmojnë askujt, faktet e parrëzueshme duhet të jenë bazë e cilësdo bisedë, cilitdo komunikim. Ky vazhdon të jetë parim i Qeverisë sa i përket demarkacionit. Duhet të ngadhënjejnë faktet e vërteta dhe pragmatizmi”, ka thënë Abdullahu. Sipas tij duhet të mbizotëroj interesi nacional dhe interesi i qytetarëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat