Ministri austriak i mbrojtjes, Doskozil: Kosova është si rrjedhja nëntokësore e lavës, ku çdoherë mund të ndodhë diçka

Aktuale

Ministri austriak i mbrojtjes, Doskozil: Kosova është si rrjedhja nëntokësore e lavës, ku çdoherë mund të ndodhë diçka

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shtator 2016 Në ora: 12:53
Hans Peter Doskozil

470 ushtarë austriakë ndodhen në Kosovë në kuadër të forcave të KFORI-it. Ata qëndrojnë për stabilitetin e vendit dhe luftën kundër terrorizmin, shkruan media austriake noen.at.

Prej 1999 forcat austriake ndodhen në Kosovë për të mbrojtur paqen dhe për të ndërtuar Kosovën. 17 vite pas Luftës së Kosovës gjendja është përmirësuar ndjeshëm. “Ndryshimet mund të shihen kudo,” thotë ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler. Ndërprerja e rrymës elektrike dhe ujit janë çështje të së kaluarës, ndërsa infrastruktura rrugore është thuajse e gjitha në rregull. Megjithatë fundi i misionit të KFOR-it nuk është në shqyrtim akoma. Akoma 112 shtete e kanë njohur pavarësinë e saj, ndërsa Serbia e mohon një veprim të tillë.

4500 ushtarë nga 31 shtete

Aktualisht në Kosovë janë stacionuar 4500 ushtarë nga 31 shtete  të ndryshme. Deri në 2008 ishin bile 14.000. Austria me 470 ushtarë (mes tyre 11 femra), përbën njërin ndër shtetet me prezencën më të madhe. Ministri i brendshëm austriak, Hans Peter Doskozil (SPÖ), gjatë një vizite te ushtarët e KFOR-it në Prishtinë ka treguar edhe arsyet se pse ata duhet të qëndrojnë më tej.

“Në Kosovë është si me rrjedhjen nëntokësore të lavës, ku çdoherë mund të ndodhë diçka,” tha ministri Doskozil, përcjell botasot.info.  Problemi kryesor mbetet papunësia ku te të rinjtë arrin deri në 70 përqind. “Andaj edhe islamizimi i tyre është shumë i lartë dhe përbën rrezik për terrorin,” përfundon ministri i mbrojtjes duke kujtuar se nga 2012, 232 shqiptarë nga Kosova luftojnë për Shtetin Islamik./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat