Rrëfehet Ramiqi për pritën n’Kukës ndaj Ministrit Krasniqi dhe lirimin e Bicajt pas kidnapimit

Aktuale

Rrëfehet Ramiqi për pritën n’Kukës ndaj Ministrit Krasniqi dhe lirimin e Bicajt pas kidnapimit

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 21:47
Fuad Ramiqi

Ramiqi: Akuzat ndaj meje per terrorizem janë të ndikueme politikisht, për shkak te rolit tim në FARK.

Fuad Ramiqi nga Lëvizja Bashkohu në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, thotë se njeriu i logjikshëm nuk i beson lajmet se ai ka lidhje me shërbimin sekret serb.

Ai në këtë intervistë flet edhe për luftën e fundit në Kosovë dhe një moment jo të mirë për kolonelin e ndjerë, Ahmet Krasniqi.

“Ishin në kerr, pak para se me mbërri në Kukës. Na kanë përgatitë një pritë. E kam pa duke e nxjerr kolonelin nga kerri, agjentë të SHISH-it. Njani e kapi për krahu e tjetri e ka marrë revolen e tij”, ka thënë ai, duke shtuar se ka vrapuar për të pyetur se çfarë po ndodhë, ndërsa i thonë se duhet ta arrestojnë Krasniqin për armëmbajtje pa leje. “Unë e kam marrë armën e kam thënë se është e imja e jo e kolonelit. E kam fut në herr dhe u kam thënë se do të shkoj në Komesariat. Aty më kanë fyer shumë, edhe në aspekt kombëtar e fetar. Më kanë thënë se kam me më dënu pesë vite, por nëse e sjelli Krasniqin mund të më lirojnë. Mandej ka intervenu FARK-u, pasi japin ultimatum, dhe jam liru”.

Në këtë intervistë ai flet edhe për rrëmbimin e Halil Bicajt – ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit që emërohet ministër pas vrasjes së Krasniqit – për të cilin kërkohet një shumë e madhe parash për lirimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat