"Washington Post": Pse Rusia kërkon ndikim më të madh në Ballkan, përmes Beogradit, Shkupit dhe Banja Lukës?

Aktuale

"Washington Post": Pse Rusia kërkon ndikim më të madh në Ballkan, përmes Beogradit, Shkupit dhe Banja Lukës?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 shtator 2016 Në ora: 20:31
Vladimir Putin

Rusia kurrë nuk ka dashur të nënvlerësojë veten dhe e ka kompleks kur perëndimi nuk e njeh atë si Superfuqi. SHBA kohët e fundit ka nisur investigimin e një operacioni sekret rus në SHBA, që ka për qëllim hedhjen e dyshimeve mbi zgjedhjet presidenciale amerikane. Por kjo nuk është e re, pasi që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, për të dëshmuar veten se Rusia me të ardhura të ulta është Superfuqi, njohu pavarësinë e Abkazisë dhe Osetisë Jugore (2008) si dhe Krimesë (2014), shkruan fillimisht prestigjiozja amerikane.

Pse Ballkani?

Pasi tregohet historia e rrëzimit të qeverisë së Slobodan Milosheviçit nga organizata jo-qeveritare, si shembull merret Otpor, më pas sqarohet rëndësia e Ballkanit për Rusinë.

“Prezanca e Rusisë në Ballkan historikisht ka pasur dy arsye: E para për të kontrolluar Ngushticën e Bosforit, dhe e dyta, Rusia ndjehet e fuqishme përballë asaj që e quan “Pan-sllavizmi,” duke kërkuar njëherësh edhe marrëdhënie “speciale” mes Rusisë dhe popujve sllavë në Ballkan,”  përcjell botasot.info.

Si punon propaganda ruse në Ballkan?

Kryesisht propaganda ruse drejtohet përmes serbëve ortodoksë, por edhe mediave të kontrolluara prej saj si RT ( Russia Today) dhe portali online Sputnik Srbija. Nga 2015 këto media kanë të punësuar rreth 30 punëtorë. Rusia shpesh shihet edhe si mbrojtësja e vlerave kulturore sllave-ortodokse, siç u pa në rastin e mos pranimit të Kosovës në UNESCO, pasi retorika ruse thoshte se Kosova nuk është e denjë të ruaj manastiret ortodokse serbe. Moska është e gatshme të shesë imazhin e respektit të barabartë te qeveritë e Beogradit, Shkupit dhe Banja Lukës. Këtu mund të kuptohet edhe hezitimi i Serbisë për t’u anëtarësuar në NATO.

“Sot partitë serbe të financuara nga Rusia kontrollojnë 15 përqind të votave dhe si planprogram kanë polarizimin e shoqërisë mes perëndimit armik dhe lindjes miqësore. Evropa është treguar e pavëmendshme kundrejt aparatit propagandistik të mediave ruse në Ballkan, për dallim që e ka bërë në vendet rusishtfolëse,” përmbyllet shkrimi i Washington Post./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat