82 mijë euro shpërblim për informata rreth vrasjes së doganierit të EULEX-it

Aktuale

82 mijë euro shpërblim për informata rreth vrasjes së doganierit të EULEX-it

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 12:44
Audrius Senavicius

(E plotësuar) -  EULEX-i ka dhënë 82 mijë euro shpërblim për çfarëdo informacioni që pranojnë rreth autorëve të vrasjes së doganierit, Audrius Senavicius, i cili ishte vrarë para tri viteve në fshatin Sërbovc të komunës së Zveçanit.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për media të organizuar në nderim të doganierit të vrarë të këtij misioni, e cila u mbajt sot në Qendrën Informative të BE-së në veri të Mitrovicës.

Zëvendës shefi i Eulex-it, Bernd Thran, ka përshkruar me pak fjalë ditën kritike kur ishte vrarë doganieri Senavicius. 

Sipas tij, Senavicius kishte punuar për Eulex-in, por njëherit edhe për shtetin e Kosovës, duke flijuar kështu veten për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. 

Duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për ndonjë informatë që mund të sjellë deri tek autori ose autorët e kësaj vrasje, Thran ka bërë të ditur shpërblimin prej 82 mijë euro për një gjë të tillë.

 Thran: 82 mijë euro për çfarëdo lloj informate që sjellë deri tek arrestimi i vrasësve

“Ekipi ndërkombëtar është duke punuar që tre vite në gjetjen e autorit të këtij krimi, por me gjasë këtë nuk mund ta zgjidhim vetëm. Na duhet bashkëpunimi I publikut të gjerë…Na duhet sidomos përkrahja e njerëzve të komunitetit që jeton këtu. Andaj apeloj tek ju të na kontaktoni për çfarëdo që dini e që ndërlidhet me ngjarjen…Një shpërblim i shtuar prej 82 mijë eurosh ose përafërsisht 10 milionë dinarë serbë ofrohet për çfarëdo lloj informate që mund të sjellë deri tek arrestimi i kryesit apo të kryesëve të vrasjes së Audriusit”, ka thënë Thran.

Edhe prokurorja e Eulex-it, Damare Theriot, njëherit përgjegjëse e këtij rasti, ka përsëritur se përkundër përpjekjeve të deritashme, akoma nuk janë zbuluar kryesit e kësajvrasje.

Tiara: Vrasja e tij ende nuk është zbuluar

“Sinavicius ishte një baba dhe bashkëshort i dashur si dhe një koleg i nderuar në punën e tij për zbatimin e rendit dhe ligjit, dhe përkundër të gjitha përpjekjeve tona të deritanishme, vrasja e tij ende nuk është zbuluar”, tha ajo.

Gjatë kësaj konference u shfaq një film i shkurtër përmes të cilit bëhet apel për çfarëdo informate rreth këtij rasti, dhe më pas delegacioni i Eulex-it ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore në Sërbovc të Zveçanit.

Ndryshe, Audrius Shenaviçius nga Lituania, u vra më 19 shtator 2013 afër Zveçanit në veri të vendit, pas të shtënave me armë zjarri mbi dy makina të EULEX-it, me të cilat po udhëtonin gjashtë pjesëtarë të këtij Misioni për në pikën kufitare Jarinje, dhe deri më tani askush nuk është arrestuar për vrasjen e tij.

****

EULEX-i ka dhënë 82 mijë euro shpërblim për çfarëdo informacioni rreth autorëve të vrasjes së doganierit, Audrius Senavicius, i cili ishte vrarë para tri viteve në Zveçan.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për media, e cila u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Mitrovicën  Veriore.

Senavicius ishte vrarë derisa po shkonte në punë në pikën doganore, e quajtur Porta 1. Persona të panjohur kanë shtënë në veturën që barte pjesëtarët e EULEX-it, ku nga plumbat ka mbetur i vdekur doganieri  Senavicius.

Ai ka qenë nga Lituania dhe deri më tani askush nuk është arrestuar për vrasjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat