Puna në Kuvend, me efekte negative për MSA-në

Aktuale

Puna në Kuvend, me efekte negative për MSA-në

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 12:02
Pamje nga konferenca

Tash e më shumë së gjashtë muaj nga ratifikimi i Marrëveshjes për Asociim dhe Stabilizim, vëmendja është kthyer në drejtimin e zbatimit të saj dhe reformave të kërkuara.

Rol të theksuar mbikëqyrës në këtë proces do të ketë Komisioni parlamentar për Integrime, por Jo vetëm.

Për këtë ky komision parlamentar dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizuan sot Diskutim publik me temë Progresi në zbatimin e MSA.

Shefja e Zyrës së BE në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se MSA ka rëndësi ekonomike dhe politikë për Kosovën. Sipas tij, shtetet e BE janë të përkushtuara që Kosova të funksionalizojë shtetin ligjor, funksionimin e Kuvendit, dhe zero korrupsion, luftimin e korrupsionit.

Ajo tha se efektet e MSA-së  ndikojnë në balancimin tregtar. Sipas Apostolovës  Kosova do të ketë sfida ekonomike, por me marrëveshjen e MSA-së do të krijohen vende të reja të punës.

Kryetarja e Komisionit për Integrime, Njomza Emini shprehet e brengosur se në gjashtë mujorin e parë MSA fatkeqësisht bilanci  i  punës është negativ. Për këtë ajo tha se i gjithë spektri politik në Kosovë duhet të angazhohet për implementimin e MSA-së,  sepse përndryshe rruga e Kosovës drejt BE-së do të jetë e gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat