Reagon Thaçi: Kisha në oborrin e UP

Aktuale

Reagon Thaçi: Kisha në oborrin e UP

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 20:03
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj protestës që është mbajtur sot para objektit të Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë. Thaçi në një postim në Facebook ka thënë se pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen ato.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Është e papranueshme dhe e turpshme protesta e sotme para objektit të Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë dhe është e dënueshme dhuna që është manifestuar aty.

Pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, ne nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen këto objekte, veçanërisht kur ato i përkasin komuniteteve fetare.

Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë.

Çdo kontest duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore, me dialog ndërmjet palëve. E jo me veprime të njëanshme që nxisin urrejtje dhe dhunë. HTH

Përleshje në mes Policisë dhe studentëve për kishën serbe në UP

Ahmeti: Thaçi pa Serbinë, mbetet vetëm i akuzuar potencial nga Gjykata Speciale

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat