Mustafa për aferën “Pronto 2” : “Janë çështje e së kaluarës sepse kanë ndodhur në vitin 2011-të”

Aktuale

Mustafa për aferën “Pronto 2” : “Janë çështje e së kaluarës sepse kanë ndodhur në vitin 2011-të”

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 23:30
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa e ka komentuar aferën “Dosja e Shefave” e njohur si “Pronto 2” të publikuar kohë më parë nga portali Insajderi.

Ai ka thënë se veprime të tilla janë veprime të cilat të shqetësojnë, sepse sipas tij ne nuk do të ndërtojmë një bazë të tillë të rrjetit ose të themi një bazë të tillë të institucioneve.

“Tani ajo është bërë çështje e drejtësisë, drejtësia po merret me të. Duhet të kemi besim plotësisht në organet e drejtësisë dhe në organet e tjera të drejtësisë që do ta japin vendimin e tyre, por për neve do të na shërbejë si një sinjal që proceset e punësimit, proceset e ndërtimit të institucioneve të bordeve të ndryshme të zhvillohen në një proces të konkurrencës, dhe pjesëmarrjes së barabartë të qytetarëve,” ka thënë Mustafa.

Mustafa këto përgjime i ka quajtur si çështje të së kaluarës sepse sipas tij ato kanë ndodhur në vitin 2011, dhe se gjatë kësaj kohe sipas tij ka pas hapësirë sepse siç ka thënë ai, prokuroria e cila është marrë me ato raste ose gjyqësia e cila ka marr vendim për ta lejuar përgjimin e z. Grabovci ose të tjerëve është dashur që në atë kohë t’i marrë parasysh. Mustafa ka thënë se i duket se kanë rënë si biseda rrethanore, duke marrë parasysh që i kanë konsideruar edhe si të tilla.

“Tani ka edhe protesta. Unë edhe tani i arsyetoj protestat që të mbahen sepse njerëzit kanë të drejtë me protestu. Por mendoj se në momentin kur, lexova sot, protestat dislokohen dhe shkojnë para Prokurorisë atëherë nuk është në rregull sepse ne prokurorinë duhet ta lëmë rehat. Në momentin që ne shkojmë para prokurorisë dhe bëjmë protesta atëherë i bije që shkojmë me ushtru ndikim…,” ka shtuar ndër të tjerash Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat