Ministri Hoxhaj, emëron 11 anëtarë të PDK-së, në ambasada

Aktuale

Ministri Hoxhaj, emëron 11 anëtarë të PDK-së, në ambasada

 Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 shtator 2016 Në ora: 16:46
Ministri Enver Hoxhaj

“Së  fundi ministri Hoxhaj në vazhdën e shpërblimeve dhe pa asnjë komision, ka vazhduar të nënshkruajë vendimet për diplomatë të rinj nëpër ambasada nga dega e PDK –së, në Prizren, Suharekë, Dragash e Rahovec”, thuhet në denoncimin e mbërritur në redaksinë e gazetës “Bota sot”.  Kjo e fundit i ka dërguar kërkesë me shkrim MPJ -së, për ta pyetur rreth emërimeve të fjalë, mirëpo pa arritur të marrë një përgjigje prej tyre.

Gazeta “Bota sot”,  ka marrë një denoncim se në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për mënyrën se si po bëhen emërimet në ambasada të huaja nga  ministri Enver Hoxhaj pa komisione, vetëm e vetëm se i përkasin PDK –së. Pak a shumë është e njëjta metodë punësimesh që është zbardhur dhe nga përgjimet e aferës “Pronto II”.

Sipas denoncimit në fjalë, Ministri Hoxhaj, vazhdon të nënshkruaj vendimet për diplomatë të rinj, pas asnjë komision nëpër ambasada nga dega e PDK-së në Prizren, Suharekë Dragash e Rahovec.

“Së  fundi ministri Hoxhaj në vazhdën e shpërblimeve dhe pa asnjë komision, ka vazhduar të nënshkruajë vendimet për diplomatë të rinj nëpër ambasada nga dega e PDK –së, në Prizren, Suharekë, Dragash e Rahovec si Ilir Gashi - sekretari i dytë, në Ljubljanë, Ines Demiri, sekretare e parë në Nju York, Leurata Berisha, sekretare e parë në Zyrich,  vajza e motrës së Hoxhajt dhe asistente e tij ekzekutive, Mirjeta Behluli,  këshilltare në Ljubljanë, Ulisk Emra, këshilltar në Zagreb, Blerim Xhemajli sekretar i parë në Podgoricë, Burim Susuri, sekretar i parë në Podgoricë, Mirsada Voca, sekretare e parë në Gjenevë, Miftar Kryeziu,  konsull në Berlin, Lulzim Rifaj konsull në Sofje si dhe Rrahim Morina, konsull i përgjithshëm në Stamboll”, thuhet në denoncimin e mbërritur në redaksinë e gazetës “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat