Aksion simbolik para Prokurorisë, kërkohet hetim ndaj deklaratave të Grabovcit

Aktuale

Aksion simbolik para Prokurorisë, kërkohet hetim ndaj deklaratave të Grabovcit

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 07:46
Pamje nga aksioni

(E plotësuar) - Grup i qytetarëve #Protestoj vazhdon edhe më tej aksionet për të shprehur zërin e tyre kundër përgjimeve të publikuara të aferës “Pronto 2”, ata në paraditen e së premtes kanë mbajtur një aksion simbolik para Prokurorisë Speciale, kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të nisin hetimet lidhur me këtë deklaratë të deputetit Grabovcit.

Përfaqësuesja e këtij grupi, Saranda Sylejmani,  përmes këtij aksioni ka kërkuar nga prokurorja, Drita Hajdari , prokurori Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani që të tregojnë se për kënd e kishte fjalën Grabovci, kur deklaroi se kishte ardhur në Prokurori për të bërë disa emërime.

Sylejmani: Duam të dimë për çka e kishte fjalën Grabovci

“Në bazë të deklaratave të fundit që deputeti Adem Grabovci ka adresuar mediave, ku potencon se ka ardhur në prokurori “për të bërë disa emërime”, hapen dyshime të reja. Ne duam të dimë nga prokurorja Drita Hajdari, prokurori Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani se për çka e kishte fjalën Grabovci? Më konkretisht, dëshirojmë që Prokuroria e Shtetit  të hapë hetime për atë deklaratë dhe t’i marrë në pyetje Grabovcin dhe prokurorët që mund të jenë dëshmitarë të ndonjë emërimi. Ne duam përgjigje”, tha Sylejmani.

Sylejmani tha se duke pasur parasysh skandalet e “Pronto 2”, dhe emërimet që ka bërë Grabovci në pozitat kyçe shtetërore nuk përjashtohet një mundësi  që të ndodh edhe njëherë e sidomos kur thuhet nga vetë ai. Ai theksoi që deklaratat e deputetëve i marrin seriozisht.

Sylejmani: Deklaratat e deputetëve i marrim shumë seriozisht

“Skandalet e “Pronto 2” vërtetojnë se deputeti Grabovci, tash e  një kohë të gjatë ka emërtuar persona të afërt me të në pozita kuçe shtetërore, andaj nuk përjashtohet mundësia që sërish diçka e tillë të ketë ndodhur, e aq më tepër kur thuhet nga vet ai. Në deklaratat e deputetëve i marrim shumë seriozisht. Grabovci nuk është serioz. Ai pra, nuk duhet të jetë deputet, por i dyshuar në çdo moment”, potencoi Sylejmani.

Të martën grupi i qytetarëve, kanë protestuar për të tetën herë radhazi për të kundërshtuar siç kanë thënë ata skandalin e përgjimeve, keqqeverisjen dhe korrupsionin.

#Protestoj: Prokuroria të hetojë deklaratën e Grabovcit

Grupi i qytetarëve #Protestoj vazhdon edhe më tej aksionet për të shprehur zërin e tyre kundër përgjimeve të publikuara të aferës “Pronto 2”.

Në aksionin e sotëm, përfaqësues të këtij grupi kanë mbajtur në duar një pankartë, në të cilën shkruante “Kë emëroi Grabovci me datën 14.09.2016”.

Përfaqësuesja e këtij grupi, Saranda Sylejmani,  përmes këtij aksioni ka kërkuar nga prokurorja Drita Hajdari , prokurori Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani se për kënd e kishte fjalën Grabovci, kur deklaroi se kishte ardhur në Prokurori për të bërë disa emërime.

Sylejmani ka kërkuar që Prokuroria e shtetit të hapë hetime për atë deklaratë dhe të marrë në pyetje Grabovcin.

Ajo shtoi se deklaratat e Grabovcit i marrin seriozisht, ndonëse ai kishte thënë si në shaka.

Image

Fillon aksioni simbolik para Prokurorisë

Grupi i qytetarëve të cilët janë duke protestuar tash e disa herë pas publikimit të skandalit të përgjimeve me protagonist ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, po protestojnë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Këtë herë, grupi i qytetarëve thotë se do të realizojë një aksion në lidhje me paraqitjen, siç thonë ata të padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim.

Protestë kundër Grabovcit, para Prokurorisë Speciale

Grupi i qytetarëve që do të protestojnë sot kundër skandalit që doli nga përgjimet e publikuara në të cilat protagonist është Adem Grabovci, do të zhvendoset te Prokuroria Speciale në Prishtinë.

Atje do të kundërshtojnë paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim.

“#PROTESTOJ ju njofton se më 16 shtator 2016, në ora 10:30 para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë do ta realizojë një aksion lidhur me paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Adem Grabovci  në intervistimin që ka pasur në Prokurori, ka zgjedhur heshtjen, sepse ashtu e kishte këshilluar avokati i tij, por para gazetarëve ka thënë se “në Prokurori ka shkuar për të bërë disa emërime”.

Grupi i qytetarëve ka organizuar deri tash disa protesta në kryeqytet. Grabovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, por jo edhe nga pozita e deputetit apo nga ato që mban në parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat