Zogaj: Specialja nuk paraqet drejtësi politike

Aktuale

Zogaj: Specialja nuk paraqet drejtësi politike

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 23:13
Petrit Zogaj

Analisti Petrit Zogaj, në Zona e Debatit, ka thënë se ka qenë i domosdoshëm krijimi i Gjykatës Speciale, për të gjykuar shkeljet dhe krimet e bëra gjatë luftës.

“Deklaratat politike të asaj kohe, sigurisht që janë marr më afër zemrës. Ajo cfarë unë besoj, gjërat në Kosovë nuk janë zhvilluar aq mirë gjatë luftës. Ka pasur vrasje, e shumë gjëra. Ajo cfarë mua nuk më pëlqen është se kemi pasur dy dështime. Por që këto dështime nuk kanë arritur të nxjerrin një mësim, se si të reagohet”, tha ai.

Ai ka deklaruar se duhet që kjo gjykatë të mos konceptohet si vijimësi e një drejtësi politike, pasi në këtë formë asaj i humbet besimi.

“Është dashur që për shkak të dështimit të dy misioneve të krijohet një gjykatë që të ndjek të gjitha krimet. Që të krijojë drejtësi në vend. Sido që është krijuar, besoj që do të krijojë një lloj të hakmarrjes prej njërës palë ndaj tjetrës. Do të ishte e udhës që fillimi i kësaj gjykate të mos kuptohej si vazhdimësi e një drejtësie politike, sepse i humb besimi. E ky ndoshta do të jetë hendikepi i parë, që do të përcjellë këto dekada. Ky do të jetë një brum shumë i mirë për serbët që të thuhet se shikoni si drejtuesit politik akuzohen për trafikim organesh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat