Përfundon takimi në mes pozitës dhe opozitës, ka përafrime

Aktuale

Përfundon takimi në mes pozitës dhe opozitës, ka përafrime

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 21:26
Ilustrim

(E plotësuar) - Sfarqa flet për takimin pozitë-opozitë: Bëmë një hap para!

ubjektet politike në Kosovë kanë bërë një hap para rreth zgjidhjes së krizës politike e cila është nxitur nga çështja e demarkimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Njëri nga përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili mori pjesë në takimin e orëve të mbrëmjes në mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, Muharrem Sfarqa vlerëson se në këtë takim është parë një gatishmëri e përparim në mes partive për të shtyrë përpara procese të bashkëpunimit.

“Ka pasur një përparim dhe gatishmëri të përfaqësuesve politikë për ecjen e procesit përpara të bashkëpunimit të ndërsjellë për arritjen e konsensusit për çështje madhore që ndërlidhen me të ardhmen e Kosovës edhe në procesin e integrimit në BE”, tha Sfarqa për KP.

Gjatë këtij takimi, sipas Sfarqës,, është aprovuar një deklaratë politike me anë të së cilës, partitë politike do të gjejnë konsensus për të ecur përpara procese të Kosovës, duke përfshirë edhe çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai tha  se teksti i deklaratës është i harmonizuar me bashkëpunim të ndërsjellë në gjuhën e bashkëpunimit dhe tolerancës.

Sfarqa thotë se ky takim i ka hapur rrugë dialogut i cili do të udhëhiqet nga liderët e subjekteve politike, të cilët më pas do të vazhdojnë me hapat e mëtejmë në këtë drejtim.

“Ky është vetëm një hap i parë për ti hapur rrugë dialogut që do ta udhëheqin liderët e partive politike. Një hap I vogël I cili mund ti paraprijë atyre të mëdhenj. Është aprovuar një deklaratë politike me të cilën partitë politike do të gjejnë konsumues për të ecur përpara procese të Kosovës. është përshkuar në këtë takim”, tha Sfarqa.

Si shtoi se gjatë këtij takimi një rendësi e veçantë i është dhënë çështjes së komunikimit publik, si tolerancës e debatit konstruktiv nga të gjitha palët.

Përfundon takimi në mes pozitës dhe opozitës, ka përafrime

Para më shumë se gjysmë ore, ka përfunduar takimi në mes përfaqësuesve të subjekteve politike në Kosovë.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës Për Kosovën, janë mbledhur sonte në një tryezë, ku temë e bisedimeve ishte çështja e demarkimit të vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi, dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin.

Nënkryetari i PDK-së, Elmi Reçica tha se gjatë këtij takimi ka parë një përparim, megjithatë nuk ka dashur të japë detaje të tjera, duke thënë se vetëm iniciatori i takimit Naim Rashiti është i autorizuar të flas për këtë takim.

Sipas Reçicës, janë liderët e partive politike të cilët do të vendosin se çka do të veprohet tutje.

“I autorizuar është vetëm iniciatori se kështu jemi dakorduar. Ka një përparim por ju e dini se liderët janë ata që  vendosin”, tha Reçica.

Ky takim është mbajtur në praninë e përfaqësuesve të ambasadave të huaja në Kosovë si ata amerikanë e britanikë.

Takimi është realizuar me iniciativën e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik, i cili ishte i vetmi që u prononcua për media pas takimit. Ndonëse ky takim nuk u zhvillua në nivel liderësh, pjesë e tij ishin nga PDK-ja Xhavit Haliti e Elmi Reçica, nga LDK-ja Arban Abrashi e Faton Avdullahu, nga VV-ja Aida Dërguti e Driton Çaushi, nga AAK-ja Muharrem Nitaj e Ardian Gjini, si dhe nga Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi e Bilall Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat