Gjuakonoviç: Kosova, betejë që Serbia e ka humbur kaherë

Aktuale

Gjuakonoviç: Kosova, betejë që Serbia e ka humbur kaherë

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 19:40
Milo Gjukanoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se autoritetet në Serbi, duhet ta kuptojnë se Kosova është një betejë e humbur kaherë.

“Kjo betejë për fat të keq është humbur nga gjeneratat e mëparshme të njerëzve, të cilët kanë marrë vendime politiko-shtetërore në Serbi dhe për këtë arsye sugjerimi im për Tadiçin dhe Vuçiçin ishte se për shkak të betejës së hershme të humbur të mos i bllokojnë ato që janë gjasë reale zhvillimore të Serbisë së sotme dhe asaj të ardhshme”, tha Gjuknoviç raporton agjencia e lajmeve Beta.

Kryeministri i Malit të Zi ka thënë se me njohjen e shtetit të Kosovës, askush në Mal të Zi nuk ka për qëllim ta dëmtoj Serbinë.

“Askush në Mal të Zi, duke filluar prej vendimmarrësve, e deri te secili qytetar, nuk ka pasur qëllim të keq, që me njohjen e Kosovës ta dëmtoj Serbinë. Nuk i bëhet dëm atij që e përjetoni si shumë të afërt me ju”, tha Gjukanoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat