Zbulohet koha kur do të nis punën Gjykata Speciale

Aktuale

Zbulohet koha kur do të nis punën Gjykata Speciale

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 08:34
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) -  Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, gjatë konferencës së parë për shtyp të Dhomave të Specializuara të Kosovës që u mbajt sot në Hagë, shpjegoi strukturën e institucionit të ri, progresin e konsiderueshëm gjatë krijimit të Dhomave të Specializuara dhe etapat e mëtejshme.

Ajo prezantoi faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet (www.scp-ks.org) dhe shpjegoi shkurtimisht parimet e politikës së komunikimit dhe informimit të Dhomave.

Donlon theksoi se emërimi i saj si Administratore e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara në prill 2016 shënon jetësimin zyrtar të institucionit të Dhomave të Specializuara.

"Kam nderin dhe privilegjin t? shërbej si Administratore e Dhomave t? Specializuara t? Kosov?s. Nj? Zyrë Administrative funksionale ?sht? nj? nd?r element?t ky? t? nj? gjykate efikase. Jam e përkushtuar p?r realizimin e mandatit t? Dhomave dhe mund?simin e gjykimeve t? sigurta, t? paanshme, t? drejta dhe të efektshme para Dhomave”, deklaroi ajo.

Ajo falënderoi të gjithë ata që kanë mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara gjatë periudhës përgatitore, veçanërisht autoritetet e Kosovës, Bashkimin Evropian, EULEX-in, shtetet e treta kontribuuese dhe shtetin pritës - Mbretërinë e Vendeve të Ulëta.

Sipas saj, Zyra Administrative është përgjegjëse për administrimin dhe shërbimet për Dhomat e Specializuara si dhe për kryerjen e t? gjitha funksioneve të tjera t? nevojshme dhe të bashkëngjitura. Duke qenë e pavarur dhe e paanshme nga natyra, kjo zyrë u ofron shërbime të gjitha organeve dhe pjesëmarrësve në procedurat gjyqësore. Zyra Administrative përfshin, ndër të tjera, Njësinë për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve, Njësinë e Mbrojtjes, Njësinë e Pjesëmarrjes së Viktimave, Njësinë e Administrimit Gjyqësor, Njësinë e Paraburgimit, Avokatin e Popullit dhe njësi të tjera për mbështetje administrative dhe gjyqësore.

“Ligji parashtron kuadrin për masa të forta për mbrojtjen e dëshmitarëve, duke respektuar plotësisht të drejtat e të akuzuarve. Ne synojmë të zbatojmë standardet më të larta të mbrojtjes së individëve të cilët mund të jenë të rrezikuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në procedurat gjyqësore. Kësaj çështjeje ne i kushtojmë rëndësi shumë të madhe,” theksoi Donlon.

Zyra Administrative gjithashtu shoti ajo luan rol kyç në garantimin e të drejtave të çdo të dyshuari apo të akuzuari.

“Njësia e Mbrojtjes në kuadër të Zyrës Administrative administron listën e avokatëve të të akuzuarve, të cilët kanë të drejtën e ushtrimit të profesionit para Dhomave të Specializuara dhe një sistem përfaqësimi për të akuzuarit që nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme. Të drejtat që u garantohen të akuzuarve janë në përputhje me standardet e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Dhomat e Specializuara mundësojnë pjesëmarrjen në procedura gjyqësore të viktimave që kanë pësuar dëm të drejtpërdrejtë nga një krim brenda juridiksionit të tyre. Njësia e Pjesëmarrjes së Viktimave do të fillojë administrimin e procesit të kërkesave të viktimave për pjesëmarrje në proceset gjyqësore dhe të këshillimit të tyre. Procesi i përzgjedhjes së Kryetarit të Dhomave të Specializuara dhe gjykatësve në Listën e Gjykatësve Ndërkombëtarë sapo ka filluar dhe kryhet nga një komision përzgjedhës i pavarur, në përputhje me dispozitat e Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Pas emërimit të Kryetarit të Dhomave dhe gjykatësve, do të punohet për miratimin e një dokumenti ligjor thelbësor, Rregullores së Procedurës dhe Provave, e nevojshme për kryerjen e procedurave gjyqësore. Një proces tjetër i rëndësishëm është rekrutimi i punonjësve të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i hapur për shtetas t? shteteve anëtare t? BE-s? dhe t? shteteve t? treta kontribuuese. Në dy Ftesat për Aplikime të kohëve të fundit u afishuan pothuajse 100 vende pune dhe është në vijim e sipër një proces i gjerë rekrutimi. Deri në ratifikimin e Marrëveshjes me Shtetin Pritës nga Mbretëria e Vendeve të Ulëta që do të mundësojë fillimin e veprimtarisë gjyqësore, Marrëveshja e Përkohshme me Shtetin Pritës aktualisht mundëson bazën ligjore për një sërë hapash operativë dhe administrativë të nevojshë m në këtë fazë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar në emër të dhomave të specializuara të Kosovës .

Në fund, Donlon theksoi përkushtimin e saj për një komunikim transparent me mediat dhe publikun. “Përurimi i sotëm i faqes tregjuhëshe të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet shënon fillimin e komunikimit tonë të drejtpërdrejtë me mediat dhe publikun”, përfundoi ajo.

***

Sekretarja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale, Fidelma Donlon, ka thënë se ky institucion që do t’i ndjekë krimet e supozuara të disa pjesëtarëve të UÇK-së, do të fillojë punën zyrtarisht në fillim të vitit të ardhshëm.

Prokurori kryesor i Gjykatës Speciale, David Schwendiman ka thënë se nuk dihet se sa aktakuza do të ketë ndaj pjesëtarëve të ish-UÇK-së të cilët po hetohen nga Dhomat e Specializuara.

“Unë jam i obliguar që të mbroj dëshmitarët që ata të jenë të sigurt”, ka thënë prokurori amerikan, në konferencën e parë të Gjykatës Speciale, e cila do ta ketë selinë në Hagë të Holandës.

Sot zbulohen detajet e para për Gjykatën Speciale

Gjykata Speciale Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për herë të parë sot do të mbajnë konferencë për shtyp në Hagë.

Administratorja e Speciales, Fidelma Donlon, në këtë konferencë pritet të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara, që sipas tyre po shkon sipas planit.

“Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe dr. Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet”, thuhet në njoftimin.

Pas shpjegimit nga Fidelma Donlon në konferencë për media do të flasë prokurori i specializuar, David Schwendiman.

Schwendiman do të flasë për emërimin e tij të së fundi si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze. Gjykata do të përbëhet nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës.

David Schwendiman është emëruar kryeprokuror i Gjykatës së re Speciale me bazë në Hagë.

Ky nuk është emërimi i parë në Ballkan për Schwendiman, i cili ka punuar si prokuror ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 2006 deri në vitin 2009, dhe ka kryesuar departamentin special për krimet e luftës në prokurorinë boshnjake gjatë dy viteve të fundit që ai ishte në vend. Ndryshe, flitet se aktakuzat e para të ngriten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat