Ultimatum për revitalizimin e urës së Mitrovicës

Aktuale

Ultimatum për revitalizimin e urës së Mitrovicës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 12 shtator 2016 Në ora: 16:35
KFOR-i

Institucionet e paafta për të shtrirë sovranitetin në të gjithë Kosovën

“Ky proces i stërzgjatur është produkt i diplomacisë së dobët të Kosovës dhe mosvullnetit nga ana e ekzekutivit, por edhe nga barrierat e krijuara nga element të ndryshëm brenda bashkësisë ndërkombëtare. Neglizhenca gjatë gjithë kësaj kohe e klasës udhëheqëse politike, nën thirrjen e përmasimit të raporteve me komunitetin e pa integruar serb, ka prodhuar gjithë këtë mjegulli dhe paqartësi se kur do të funksionalizohet tërësisht kjo urë dhe të gjithë këtë e kanë "gëzuar" qytetarët e këtij vendi”, ka thënë analisti Albrim Badallaj. 

Vonesat në procesin e rivitalizimit të urës po vazhdojnë të shkaktojnë telashe për lëvizjen e lirë të qytetarëve.  Kjo zvarritje po konsiderohet si paaftësi institucionale e institucioneve për të shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës.  Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë për “Bota sot”, se palët negociatore në Bruksel janë duke e mbajtur peng urën mbi lumin Ibër. “Ura mbi lumin Ibër është marrë peng nga palët negociatore në Bruksel. Ata (të dy palët), po e mbajnë këtë urë jo për ta funksionalizuar me funksionin që duhet ta ketë por për ta bërë kufi të ndarjes së Kosovës”, ka thënë Selimi për gazetën “Bota sot”.  Ky është vlerësimi i njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani, i cili shton se mos rivitalizimi i tërësishëm i urës mbi lumin Ibër, ka ndodhur edhe për shkak të ndërhyrjeve të Serbisë.  “Mos rivitalizimi i tërësishëm i urës mbi lumin Ibër, padyshim se është si pasojë e pa aftësisë institucionale në njërën anë për të shtrirë fuqinë përbrenda sovranitetit territorial dhe në anën ndërhyrjet ilegale të drejtpërdrejta të qeverisë serbe tek akterët politikë të Mitrovicës së veriut për të pamundësuar një hap të tillë i cili do zgjidhte konfliktin e dekadës mes nacionaliteteve që banojnë në këtë regjion”, ka thënë Ramadani.

Sovraniteti territorial në pikëpyetje

Sipas analistit Adlum Ramadani,  mos garantimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, e drejt kjo e garantuar edhe nga organet më të larta institucionale, nënkupton se Kosova ende nuk ka arritur të përmbush elementet bazë të shtetësisë. “Të paktën jo për aq gjatë sa qytetari i Kosovës ndihet i kërcënuar dhe është i obliguar të 'ndërroj identitetin kombëtarë', sapo të futet në pjesën veriore të Kosovës, e cila de facto është e administruar drejtpërsëdrejti nga Beogradi. Neglizhimi i çështjes së sovranitetit territorial, sikurse në rastin e pjesës veriore të Kosovës, mbi të gjitha reflekton në rrezikun që mund t'i kanoset shtetit të Kosovës përmes shkëputjes territoriale në formë të kubëzave, i cili njëherazi do përbënte problem  serioz permanent për qytetarët e kombësisë shqiptare, të cilët edhe ashtu tashmë kanë filluar të lëshojnë tokat e tyre nga kërcënimet e vazhdueshme me të cilat ballafaqohen vazhdimisht”, ka nënzuar Ramadani, duke shtuar se  këta qytetarë që po i lëshojnë shtëpitë e tyre asnjëherë nuk zihen në gojë nga ana e zyrtarëve institucional.  “Në një farë mënyre, kjo mund të konsiderohet edhe përndjekje nga pala serbe e shqiptarëve të veriut për t'a pavarësuar plotësisht atë pjesë dhe për t'a kthyer prapa si pjesë e territorit serb, në veçanti kur kësaj i bashkangjesim faktin se të njëjtit tashmë kanë filluar ndërtimet intensive sikurse në lagjen lugina e diellit. Mos përfshirja e akterëve politikë  të Kosovës mbi çështjet që kanë të bëjnë për pjesën veriore të Kosovës dhe mungesa për të pasur instrumente të fuqishme për të shtrirë ndikimin përtej urës së Ibrit, janë elementet kyçe që e fuqizojnë faktin, se Kosova nuk është e gatshme për t'u sfiduar në procesin e shtet-ndërtimit dhe se çdo sfidë tjetër eventuale do të jetë thjesht dështimi i radhës i Qeverisë së Kosovës”, është shprehur ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat