Kush po e mban peng të ardhmen e Kosovës?

Aktuale

Kush po e mban peng të ardhmen e Kosovës?

Hava Orana Nga Hava Orana Më 4 shtator 2016 Në ora: 16:26
Ilustrim

“Premtimet kanë qenë e vazhdojnë të jenë, zero tolerancë ndaj korrupsionit, nepotizmit politik e familjar, dhe krimit të organizuar ekonomik, mirëpo hapa konkret e të cilët do të vëreheshin nuk ka. Ajo çfarë po e pengon seriozisht këtë luftim, ka qenë e këto ditë u faktua, është fenomeni i njohur si ‘kapja e shtetit’ nga aktorët kryesor të skenës politike e sidomos ata që kanë eksperiencë të gjatë në vendet kyçe”, ka thënë analisti politik Albinot Maloku

Krimi i organizuar dhe korrupsioni vazhdimisht po e mbajnë peng të ardhmen e Kosovës. Këtë nuk e thonë vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe gjithë miqtë ndërkombëtarë.  Këta të fundit, sa herë vizitojnë Kosovën bëjnë thirrje të luftohen këto dy dukuri që po e mbajnë peng zhvillimin e Kosovës.

Zëvendëpresidenti amerikan, Joe Biden, ishte i fundit që vizitojë Kosovën dhe dha mesazhe të qarta sa i përket krimi dhe korrupsionit. Zëvëndëspresidenti amerikan gjatë konferencës me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga klasa politike dhe shoqëria që ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ai ka thënë se korrupsioni është kancer dhe pasojë e qeverisjes së fundit. 

“Korrupsioni është kancer, nuk është hiperbolë kjo. Çdo vend, i cili përballet me korrupsion është pasojë e qeverisjes së fundit, sepse nuk kanë mundur të ecin përpara. Nëse nuk e trajtoni këto, mundësia që të ecni përpara, nuk do të jetë e mundshme. Shpresoj, që do ta keni një Kosovë të fortë, demokratike pa korrupsion. Përdorimi i dhunës po ashtu nuk është i tolerueshëm në një shoqëri demokratike. Korrupsioni i dobëson mundësitë e zhvillimit të shoqërisë. Korrupsioni rrezikon çdo gjë që Kosova dëshiron të arrij në të ardhmen e saj”, ka thënë Biden.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat