CNN shpërndan deklaratën Nënë Terezës: Me gjak jam shqiptare

Aktuale

CNN shpërndan deklaratën Nënë Terezës: Me gjak jam shqiptare

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 17:34
Nënë Tereza

Televizoni amerikan CNN është duke i kushtuar vëmendje shenjtërimit të Nënë Terezës duke transmetuar storie të ndryshme rreth punës së saj për të ndihmuar të varfërit në Kalkuta të Indisë.

Kështu CNN në faqen e internetit duke njoftuar për shenjtërimin e saj të dielën e ardhshme në Vatikan ka treguar edhe për biografinë e saj të cilën e ka bërë të ditur vetë Nënë Tereza nëpërmjet një deklarate ku përmend origjinën shqiptare.

“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat