Ministri Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë Jan Braathu

Aktuale

Ministri Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë Jan Braathu

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 12:41
Enver Hoxhaj, Jan Braathu

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin Braathu për angazhimin dhe shërbimin e tij në mbështetjen dhënë Kosovës për pesë vjet të qëndrimit të tij në vendin tonë.

Gjithashtu ministri Hoxhaj uroi ambasadorin Braathu për punë të mbarë dhe mbështetje në kapacitetin e ri si shef i Misionit të OSBE në Kosovë.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Braathu, u dakorduan për një bashkëpunim reciprok dhe koordinim lidhur me ekspertizën e OSBE dhënë institucioneve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat