Abdixhiku: Kjo s’është ditë për festë, është ditë për vajtim e trishtim

Aktuale

Abdixhiku: Kjo s’është ditë për festë, është ditë për vajtim e trishtim

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 14:51
Lumir Abdixhiku

Kryeministri i Kosovës edhe zyrtarisht ka thënë se Qeveria e ka tërhequr ligjin për demarkacionin. E lidhje me këtë, opinionisti Lumir Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sot s’është ditë për festë, është ditë për vajtim e trishtim.

Ky është postimi i tij i plotë:

Po çfarë presioni qytetar?! Për cilin presion po flisni?! Ishte presioni i Listës Serbe – i drejtuar nga Beogradi – që bëri tërheqjen e demarkacionit sot. Ditën e parë që do të bëhen votat e tyre, po u bënë ndonjëherë, do të kthehet sërish në votim.

Kjo s’është ditë për festë, është ditë për vajtim e trishtim. Fati i Republikës është në duar të Beogradit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat