Tre autobusë me protestues nisen nga Peja

Aktuale

Tre autobusë me protestues nisen nga Peja

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 09:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre autobusë janë nisur nga Peja për të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fatmire Kollçaku nënkryetare e Vetëvendosjes njëherit banore e Pejës ka thënë se janë organizuart në atë formë duke i njoftuar të gjithë qytetarët e Pejës në forma të ndryshme që të jenë pjesë e kësaj proteste paqësore.

Autobusët janë rezervuar vetëm për ata që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për në Prishtinë, përndryshe sipas Kollçakut janë nisur shumë vetura me qytetarë të Pejës për në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat