Kelmendi: Limaj nuk e pranoi prezencën e Thaçit në takim

Aktuale

Kelmendi: Limaj nuk e pranoi prezencën e Thaçit në takim

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 13:02
Ramiz Kelmendi

Deputeti i pavarur Ramiz Kelmendi në një konferencë për media pas dështimit të takimit në vilën e tij në Rugovë, ka thënë se meqë ky takim dështoi atëherë shpreson që kjo çështje do të zgjidhet në institucione.

Ai ka treguar edhe arsyet se pse nuk kanë marrë pjesë asnjë prej liderevë partiak për të diskutuar për marrëveshjen e Demarkacionit.

“Konfirmimin e parë të këtij takimi e ka bërë Ramush Haradinaj, opozita gjithmonë ka qenë e gatshme për takim më pas Veseli, Limaj e Isa Mustafa. Presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, opozita ka hulumtuar që do të mund të jetë pjesëmarrës edhe presidenti. Një nga liderët opozitar nuk kanë pasur dëshirë të jenë pjesëmarrës në këtë takim”.

Kelmendi ka thënë se lideri i Nisma për Kosovës, ishte ai që e kundërshtonte praninë e Presidentit Thaçi në këtë takim.

“Limaj ka qenë ai që nuk e ka pranuar prezencën e Presidentit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat