Kryredaktori i RTK 3: Po ndjehem i rrezikuar nga Vetëvendosje

Aktuale

Kryredaktori i RTK 3: Po ndjehem i rrezikuar nga Vetëvendosje

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 00:30
Ridvan Berisha

Vetëvendosje publikoi sot një fotografi të kryeredaktorit të RTK3, Ridvan Berisha me njërin prej hetuesve të policisë, duke e kthyer në tabelë qitje për dhjetëra kërcënime ndaj tij. Berisha është linçuar edhe me fjalor të ashpër e brutal.

Kryeredaktori i RTK 3, Ridvan Berisha thotë se ndihet i rrezikuar nga ajo që e quan “linçim publik që Lëvizja Vetëvendosje po i bënë personalitetit të tij si gazetar".

“Jam në oborr para shtëpisë sepse gjatë tërë kohës prej që është publikuar ajo fotografi me atë lidhje, më kanë ardhur mesazhe kërcënuese”,

 VV gjatë ditës publikoi një fotografi ku Berisha shihet në një darkë ku mes tjerëve është  edhe gruaja e zvdrejtorit të njësitit të anti -terrorizmit Luan Keka i cili ka zhvilluar hetimet ndaj aktivistëve të kësaj partie që u arrestuan të martën nën dyshimet për “aktivitet terrorist”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat