PDK po vazhdon debatin me anëtarët e saj për Demarkacionin

Aktuale

PDK po vazhdon debatin me anëtarët e saj për Demarkacionin

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 22:58
PDK

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues të saj.

Mbledhja e cila ka filluar në orën 18:00 është duke vazhduar ende dhe po mbahet me dyer të mbyllura. 

Askush nga zyrtarët e kësaj partie nuk janë deklaruar për media ndërkohë që burime të KosovaPress brenda PDK-së bëjnë me dije se në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm është duke u zhvilluar një debat i nxehtë.

  PDK ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të diskutuar në lidhje me shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, proces ky që është si pikë e rendit të ditës në seancën e 1 shtatorit.

Tashmë dihet se disa nga deputetët e kësaj partie kanë kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi që është përpiluar nga Komisioni Shtetëror për Demarkacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat