Haradinaj dhe Limaj nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ramiz Kelmendi nëse merr pjesë presidenti Thaçi

Aktuale

Haradinaj dhe Limaj nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ramiz Kelmendi nëse merr pjesë presidenti Thaçi

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 20:13
Haradinaj dhe Limaj

Dy partitë në opozitë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë reaguar në lidhje me shkrimet se në takimin e nesërm që do të mbahet në shtëpinë e deputetit Ramiz Kelmendit do të marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi.

“Në fakt ky takim është menduar të jetë një takim i kryetarëve të partive politike parlamentare, e jo i përfaqësueseve institucionalë. Për më tepër Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, dhe pjesëmarrja e tij në një takim të tillë, do të ishte krejt e panevojshme dhe jofunksionale”, thuhet në deklaratën e përbashkët të AAK-së dhe Nismës.

AAK dhe Nisma konsiderojnë se në  rast se nikoqiri i këtij takimi Ramiz Kelmendi, ka menduar që ky takim të ketë një format tjetër, në një rast të tillë, pjesë e këtij takimi nuk do të jenë as Ramush Haradinaj e as Fatmir Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat