Bajrami: Mësimi fillon të hënën – me tekste të përmirësuara

Aktuale

Bajrami: Mësimi fillon të hënën – me tekste të përmirësuara

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 20:05
Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë në Info Magazine se mësimi për këtë vit shkollor do të fillojë të hënën e ardhshme, me pesë shtator, dhe arsyet për këtë shtyrje nuk janë politike, por praktike.

“Nuk ka qenë motiv, protesta dhe votimi i Demarkacionit për këtë vonesë në fillimin e vitit të ri shkollor. Arsyeja ka qenë vetëm shpërndarja e teksteve. Sepse fëmijët duhet të jenë sa ma larg politikës, shkolla dhe arsimi duhet të depolitizohet tërësisht”, ka thënë Bajrami.

“Ministra i ka bërë përgatitjet, por kemi pasur një vonesë për alokimin e fondeve për sigurimin e teksteve për klasat fillore. Por kemi marrë garancion për këto tekste dhe nga e hëna ata do të fillojnë shkollën të hënën”.

“Do të punohet deri në mesnatë që mësimi të mund të fillojë të hënën në të gjitha komunat e Kosovës”. Madje Bajrami ka thënë se viti i ri shkollor do të fillojë me tekste të rishikuara dhe përmirësime të dukshme.

“Janë rivitalizuar edhe shkollat, po ashtu kemi përfunduar kurrikulat bazë për shkollat pilotë dhe tekstet janë të rishikuara dhe do të kenë tekste shumë më cilësore dhe do të jenë të lira tekstet nga përmbajtja e pasakta e të panevojshme”.

“Secili tekst është rishqyrtuar dhe është bërë një shikim substancial”, ka pohuar Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat