Zeka: Dardan gjakderdhja, dëshiroi gjakderdhje edhe në Deçan, në kohen kur Ramush Haradinaj ishte në Hage

Aktuale

Zeka: Dardan gjakderdhja, dëshiroi gjakderdhje edhe në Deçan, në kohen kur Ramush Haradinaj ishte në Hage

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 15:55
Milaim Zeka

Gazetari Milaim Zeka, përmes një statusi në fecebook ka kërkuar nga Kryeprokurori Aleksandër Lumezi që të veprojë, pas konferencës që dha sekretari i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Sipas tij, pas fjalëve që ky i fundit i tha para të gjithë shqiptarëve, lirshëm mund të quhet Darda Gjakderdhja.

Lexoni postimin e plotë të Milaim Zeka:

Ku eshte Aleksandër Lumezi?!

E kam degjura më shumë, shumë kujdes sot, konferencen e shtypit, të thirrur nga Visar Ymeri, dhe Dardan Lolliqaj, të Lëvizjes VV. Duke i pare se si flisnin, e cfarë mesazhesh dergonin tek shqiptaret, më dukej se po fliste Fidel Kastro, dhe Cegevara.

Dardan Molliqaj, që me shumë të drejtë mund të quhet: Dardan Gjakderdhja, e fyu dhe e poshtroj të parin e të mbramin, po mbi të gjitha policinë e shtetit tonë. Ate polici, që sado me defekte, na bënë krenar ku jetojme, dhe na jep shpresë që të mos nisemi në drejtim të Hungarisë.

Dardani ka dashur të shkaktoi gjakderdhje edhe në Decan, në kohen kur Ramush Haradinaj ishte në Hage, dhe po akuzohej për krime lufte. Dardani, bashkë me disa militant të tije, kërkoi që në sallen ku do të mbahej tubimi, të hiqej nga muri fotografia e Ramush Haradinajt. Dhe po të mos ishte gjakftohtësia e Nasim Haradinajt, i cili ndërhyri, foto e Ramushit nuk do të hiqej pa u ba gjaku deri ne gju.

Dhe sot, ky far Dardani,bash si njeri i tërbum, ban ftesë për gjakderdhje. Ban thirrje me cliru Kosovën. RTK- në, Policinë, Qeverinë....
E me cka clirohen të gjitha këto, perpos me zola, me kallasha, e me armë, qe tha se paska edhe në shtëpinë e tijë!!!

Pash Zotin a është gjallë more ky Aleksander Lumezi?! A e din more Prokurori yne i shtetit që thirrja për vrasje e lufte, është vepra më e rëndë penale që mundet me kry një qytetar, sidomos ai që bartë një postë të rëndësishëm politk-publik?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat