KFOR-i mund të ndërhyjë në protestën e 1 shtatorit

Aktuale

KFOR-i mund të ndërhyjë në protestën e 1 shtatorit

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 00:41
ilustrim

Florian Qehaja, nga QKSS, ka thënë se protesta e 1 shtatorit kundër demarkacionit me Malin e Zi, mund të eskalojë, për çka edhe mund të ketë ndërhyrje të KFOR-it.

“Protesta e 1 shtatorit do të jetë e para e një varg protestash që pritet të vazhdojnë në vjeshtë. Demarkacioni është kthyer në një problem të sigurisë për shkak të mbajtjes së fshehtësive në këtë aspekt”, tha eksperti i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja në Interaktiv.

“Mendoj se nuk përjashtohet mundësia që të ndërhyjë edhe KFOR-i dhe kjo mund t’i shkojë për shtati disa shteteve perëndimore pasi që ka disa prej tyre që dëshirojnë të ketë jostabilitet në Kosovë për të vazhduar në pafundësi prezenca ndërkombëtare”, theksoi Qehaja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat