Nisma: Edhe pas 18 viteve, Kosova me plagë të rënda

Aktuale

Nisma: Edhe pas 18 viteve, Kosova me plagë të rënda

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 16:25
Nisma për Kosovën

Dita Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur edhe pas 18 viteve sërish e gjen Kosovën me këtë plagë të rëndë dhe të pa shëruar, thotë Nisma në një komunikatë për media.

Ata gjithashtu thonë se është e pa pranueshme që edhe pas kaq viteve të mbetet pa u sqaruar fati i mbi 1700 personave.

“Dialogu që është zhvilluar nga pushteti për 5 vite me radhë asnjëherë nuk e vuri kusht në bisedime me Serbinë zbardhjen e  fatit të të pagjeturve edhe pse në bisedime me Serbinë përballë i patën  Aleksandër Vuçiçin dhe Ivica Daçiçin, të cilët si pjesë e aparatit represiv dhe kriminal të Serbisë ishin aktorë në kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nisma thekson se sjellja e papërgjegjshme e pushtetit që asnjëherë nuk e pati prioritet ndriçimin e fatit të personave të pagjetur, vetëm sa ua ka thelluar edhe më shumë plagët familjarëve.

Ata shtuan se drejtuesit e institucioneve, të cilët e kanë për detyrë të ndikojnë në ndriçimin e fatit të të pa gjeturve, flasin vetëm njëherë në vit dhe atë e bëjnë vetëm në ditën ndërkombëtare të njerëzve të pa gjeturve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat