Jakup Krasniqi i përgjigjet “Ftyrës” dhe Grabovcit në Dosjen e Shefave

Aktuale

Jakup Krasniqi i përgjigjet “Ftyrës” dhe Grabovcit në Dosjen e Shefave

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 16:12
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, i është përgjigjur protagonistëve të “Dosjës së Shefave XXII”, të cilën e ka publikuar sot Gazeta Online Insajderi, në kuadër të serisë së publikimeve.

Në bisedën që realizohen mes Adem Grabovcit dhe Naser Shalës, i njohur si “Ftyra”, përmendet emri i Jakup Krasniqit.

 Krasniqi ka thënë se gjatë mandatit të tij, askush nuk ka arritur ta shantazhojë.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook

Publikimi i Dosjes së Shefave XXII, në të cilën përmendet emri im më obligon të sqaroj opinionin publik me sa vijon:

– Biseda private e Adem Grabovcit dhe Naser Shalës ku përmendet emri im nxjerr në shesh joseriozitetin e këtyre personave dhe talljet me të cilat kënaqen njerëzit e nivelit të tyre.

– Edhe pse shihet qartë që shantazhet ndaj meje janë të thëna në një kontekst talljeje, më mbetet të theksoj një gjë që e dinë fare mirë Adem Grabovci, dhe sidomos eprorët e tij: As njerëzit me fytyra e as njerëzit pa fytyra asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kanë mundur të më shantazhojnë.

Mjerë për ata që kënaqen duke parë ëndrra zgjuar dhe duke i marrë ëndrrat e veta për realitet.

Jakup Krasniqi

Adem Grabovci, kishte përdorur “autoritetin frikësues” të një të paraburgosuri për ta kërcënuar Jakup Krasniqin, që të mos dilte kundër projekteve të PDK-së.

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”.

“Ftyra” është nofka e Naser Shalës. Në kohën kur Grabovci kishte biseduar me telefon, Shala ishte në paraburgim i akuzuar për krime lufte në rastin Kleçka. Shala, akuzohej pos tjerash se kishte prerë me kosë të burgosur serbë të luftës.

Paraburgimi nuk e pengonte “Ftyrën” të komunikonte me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat