Ja kush e merr përsipër sulmin tek shtëpia e Mentor Shalës

Aktuale

Ja kush e merr përsipër sulmin tek shtëpia e Mentor Shalës

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:39
Sulmi

Rugovasit kanë marrë përsipër sulmin që ka ndodhur mbrëmë tek shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas tyre, ky sulm ishte vetëm paralajmërim ndërsa kanë thënë se nëse Shala nuk jep dorëheqja nga RTK, jeta e tij është në rrezik.

“Ai njeri e ka ba RTK-në televizion që ia man anën veq Qeverisë. Ai nuk po e qet opozitën veq pse po flet kundra demarkacionit. Sidomos Vetëvendosjen ku ia ka ndalu edhe intervistën që ka pas me majt”, thuhet në reagimin e tyre.

Rugovasit i kanë bërë thirrje Qeverisë që t’i marrë seriozisht dhe mos ta bëjë Demarkacionin me Malin e Zi para se me pas viktima.

Rugovasit e kanë marrë përgjegjësinë edhe për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës ashtu si edhe sulmin e para një jave tek objekti i RTK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat