Kuvendi dënon sulmin në shtëpinë e Mentor Shalës, thotë se cenon rendin publik

Aktuale

Kuvendi dënon sulmin në shtëpinë e Mentor Shalës, thotë se cenon rendin publik

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 11:57
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, ka dënuar sot ashpër sulmin  e mbrëmshëm  në  oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

“Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, lirinë e mediave dhe debatin politik, thuhet në reagimin e Kuvendit”.

Kuvendi ka ftuar organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi të sillen para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

“Hedhja e mjetit shpërthyes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike”, thuhet në reagim.

Në komunikatë thuhet se “Kosova nuk do të lejojë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, lirinë e mediave dhe debatin politik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat