AAK: Sulmi ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së, akt kriminal

Aktuale

AAK: Sulmi ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së, akt kriminal

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 11:23
AAK

AAK konsideron se sulmi në shtëpinë dhe pronën familjare të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, është një akt i pashëmbullt i dhunës në rritje në Kosovë. Njëkohësisht është goditje ndaj medias dhe lirisë së saj, dhe për më tepër sulm ndaj integritetit familjar të zotit Shala.

“Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, e dënon fuqishëm këtë akt kriminal, dhe kërkon nga organet e rendit dhe të ligjit, që sa më parë ta zbardhin aktin. Në të kundërtën të japin dorëheqje të gjithë ata, që nuk janë në gjendje të japin asnjë sqarim për një sër sulmesh e shpërthimesh të ngjashme, , që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në Kosovë, e aq më pak të kapin autorët e tyre”.

“Kosova nuk mund të jetë vend i krimit e i terrorit dhe AAK inkurajon të gjithë ata që mund të ofrojnë informacione, për autorët e vërtetë të këtyre akteve kriminale”, thuhet në reagimin e partisë që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat