Hyseni përshëndetet me ambasadorin Norvegjez, ata falënderojnë njëri tjetrin

Aktuale

Hyseni përshëndetet me ambasadorin Norvegjez, ata falënderojnë njëri tjetrin

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 11:14
Skender Hyseni, Jan Braathu

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka zhvilluar takimin lamtumirës me ambasadorin norvegjez Jan Braathu, të cilin e ka falënderuar për punën e tij si ambasador i akredituar në Kosovë dhe po ashtu për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës.

“Ministri Hyseni falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen financiare që ka bërë Mbretëria e Norvegjisë në projekte konkrete në përmirësimin e sigurisë në disa komuna të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Falënderime për Ministrin Hyseni ka pasur edhe Braathu, i cili i është mirënjohës qeveritarit kosovar për bashkëpunimin e derimëtashëm, e po ashtu e ka rikonfirmuar vendosmërinë e Norvegjisë, për të mbështetur edhe më tutje Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat