Tahiri: “Loja” me bomba, vepër e atyre që synojnë goditjen e Kosovës

Aktuale

Tahiri: “Loja” me bomba, vepër e atyre që synojnë goditjen e Kosovës

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 08:48
Besnik Tahiri

Drejtori i Institutit të Kosovës për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri e ka dënuar sulmin mbi shtëpinë e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.

Ai ka thënë në një postim në Facebook se stabiliteti i Shtetit po vihet në rrezik për shkak të mosfunksionim të sistemit të sigurisë në Kosovë.

Reagimi i plotë i Besnik Tahirit: 

A duhet me i plasë në dorë eksplozivi sulmuesve për ti kapur apo çka!!!???. Stabiliteti në vend është në rrezik jo vetëm nga kriminelët por edhe nga mosveprimi dhe mungesa e efikasitetit të sistemit të sigurisë në vend.

Sulmi ndaj drejtorit të RTK-së është i dënueshëm dhe 'loja' me bomba është kryekput vepër e individëve që për synimin të parë e kanë goditjen e Kosovës.

Ju lutem, mos merrni turrë dhe mos boni me gisht para se me u gjetë autorët e këtyre akteve kriminale.

TURP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat