Policia malazeze vendoset afër kufirit me Kosovën

Aktuale

Policia malazeze vendoset afër kufirit me Kosovën

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 23:20
Policia malazeze

Njësitet anti-terroriste të Malit të Zi raportohet se janë vendosur afër kufirit me Kosovën, kështu shkruan gazeta e Podogoricës, “Vijesti”.

Arsyeja kryesore e vendosjes së këtij Njësiti është konflikti i mundshme me Kosovë pas kundërshtimeve ndaj marrëveshjes për demarkacionin.

Në zonën kufitare, sipas kësaj gazete, njësitë antiterroriste janë duke patrolluar me armë të gjata.

Ndryshe, presidenti malazias, Filip Vujanovic, në një deklaratë për media ka thënë se shtetit të tij nuk i duhet asnjë centimetër i Kosovës. Megjithatë, sipas tij, malazezët nuk presin incidente në kufirin me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat