Shtohen në Mushtisht Forcat Speciale të Policisë

Aktuale

Shtohen në Mushtisht Forcat Speciale të Policisë

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 10:30
Foto nga vendi ngjarjes

Përveç forcave speciale të Policisë Rajonale të Prizrenit që ndërhynë më herët,  Forcat Speciale nga Prishtina kanë arritur në Mushtisht.

Forcat Speciale nga Prishtina aktualisht ndodhen 30 metra larg protestuesve.

Policia e Kosovës u ka dhënë 10 minuta afat protestuesve që të largohen nga rruga ku kanë dal për të protestuar rreth vizitës së serbëve në Mushtisht.

Policia u ka premtuar se kjo është vetëm një vizitë e shkurtër, mirëpo banorët e këtij fshati nuk dëshirojnë të dëgjojnë.

Qëllimi i policisë sipas këtyre burimeve është që protestuesit të largohen edhe nga qendra e fshatit, pasi atypari pritet të kalojnë autobusët që do të sjellin ish-banorët serbë të Mushtishtit në kishë dhe në fshat.

Edhe autobusët me këta banorë i janë afruar fshatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat