Çka nëse ratifikohet demarkacioni?

Aktuale

Çka nëse ratifikohet demarkacioni?

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 23:17
Ilustrim

Kosova do të futet në një udhëkryq me shumë të panjohura në rast se Kuvendi e miraton më një shtator versionin aktual të marrëveshjes për demarkacionin.

Ky është paralajmërimi i partive opozitare të cilat shprehen të vendosura për të kundërshtuar ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Opozitarët të cilët tash e një vit në vazhdimësi janë deklaruar kundër kësaj marrëveshje thonë se nuk mund të lejojnë që për hir të agjendave personale të rrezikojnë integritetin territorial të vendit.

Anton Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje në mënyre evidente prek integritetin territorial të shtetit dhe një gjë e tillë nuk mund të tolerohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat