Pamje të pa publikuara: Ismet Beqiri gjatë demonstratave të `91-shit

Aktuale

Pamje të pa publikuara: Ismet Beqiri gjatë demonstratave të `91-shit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 27 gusht 2016 Në ora: 21:39
Ismet Beqiri

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka publikuar në profilin e tij zyrtarë bë Facebook disa fotografi të bëra gjatë demonstratave të vitit 1990 në qendër të Prishtinës.

Beqiri ka thënë se ishin vite të kthesave të mëdha historike e të fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pavarësimit të Kosovës nga ky shtet.

“Në këtë foto jam unë si student në qendër të Prishtinës, konkretisht në pemë,(bli)para ndërtesës në atë kohë të ‘Komitetit Krahinor’ (sot Ministria e Kulturës) me një koleg timin (Ruzhdi Bajrami) duke i lexuar kërkesat, para shumë studentëve dhe qytetareve të demonstratave të organizuara më 23 janar te vitit 1990. Të ndërpritet diferencimi ideo–politik mbi baza nacionale - të lirohen të burgosurit politik - të shpallet referendum për zgjedhje të lira - ishin disa nga 7 kerkesat tona. Ishin vite të kthesave të mëdha historike e të fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pavarësimit të Kosovës nga ky shtet. Studentët e UP ishin ndër të parët që kundërshtuan diskriminimin dhe padrejtësit. Më shumë e më konkretisht për këtë storie mund të mësoni në ‘you tube’ nga raporti i TV shtetëror i okupatorit serb atë ditë në gjuhën serbo-kroate - linku – (https://m.youtube.com/ëatch?v=SËuTO9qYHic) si dhe më gjërësisht për këtë demonstratë, kërkesat e saja dhe gjendjen e përgjithshme në Kosovë ato ditë dimri nga libri “Vitet e Stuhishme” të autorit Fehmi Ajvazi, në faqen 33, 34. 
Asgje nuk ndodhe rastesisht...”, ka shkruar Beqiri në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat