Këshilltar të kuvendeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë me shumicë votash kanë miratuar themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi, konform reciprocitetit dhe si përgjigje të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Presheva nuk kthehet mbrapa me AKSH-në, m’sa Kosova me pavarësinë e saj !
Pas një viti të plote të themelimit të AKSH-së Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit, njohurit kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për “Presheva jonë” ka folur për avancimit dhe jetësimit te AKSH në Luginën e Preshevës. Heshtjen e Preshevës rreth AKSH z.Musliu e arsyeton me faktin se “në Luginë kishim zgjedhje, riorganizim të partive dhe renditjeje të reja të qeverisjes lokale…”.
Por, sipas tij “kjo nuk donë të thotë se ne kemi harruar Referendumin e marsit të viti 1992, apo Asociacionin e Komunave Shqiptare, përkundrazi është duke u punuar intenzivisht për fuqizimin e këtyre vendimeve dhe akteve historike.”
Se ku qëndron puna e këtij Asociacioni dhe sa është aktiv dhe funksional Jonuz Musliu, kryetari i KKSH- ka pohuar se “Asociacioni i komunave serbe ka ecur mire, për shkak përkrahjes jo vetëm të Beogradit por edhe të Prishtinës. Te njëjtën përkrahje ne e kërkojmë edhe nga qeveria kosovare. Nga Prishtina e Tirana duam që të bëjnë për ne më shume, diçka konkrete veç deklaratave. Presheva nuk dëshiron asgjë me shume nga qeveria kosovare dhe shqiptare, pos asaj çfarë sot bën qeveria serbe për serbet e Kosovës”
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ish-drejtor politik i UÇPMB për fund ka thënë se “Presheva nuk kthehet mbrapa me AKSH-në, m’sa Kosova me pavarësinë e saj ! Shqiptarët e Luginës duan të drejtat e njëjta sikurse serbët që po themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.”