Maturantët i nënshtrohen provimit të Maturës për afatin e gushtit

Aktuale

Maturantët i nënshtrohen provimit të Maturës për afatin e gushtit

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 12:12
Ilustrim

Sot është mbajtur pjesa e parë e provimit të Maturës Shtetërore, për afatin e gushtit, të cilit i janë nënshtruar mbi 8, 500 maturantë, të cilët nuk kishin arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit.

Për të parë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka vizituar nxënësit që po testoheshin në qendrën e testimit në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

Nga një njoftim për media, bëhet e ditur se ministri Bajrami shpreson që Matura të dalë e suksesshme, dhe ta kalojnë të gjithë, që më pastaj të kyçen në arsimin e lartë.

Pas publikimit të rezultateve, do të hapen konkurset për pranim në universitete.

Pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e gushtit do të organizohet më 3 shtator 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat