DKA e Obiliqit zbulon nje metode unike per te parandaluar vjedhjet ne testin e matures

Aktuale

DKA e Obiliqit zbulon nje metode unike per te parandaluar vjedhjet ne testin e matures

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 09:39
Testi në Shkollën "Ismajl Dumoshi"

Rryma pritet të ndërpritet në Shkollën “Ismajl Dumoshi” të Obiliqit gjatë testit të maturës.

Këtë e bëri të ditur për KALLXO.com përfaqësuesi i Drejtorisë Komunale të Arsimit Rexhep Zeka.

Sipas Zekës rryma do të ndërpritet që maturantët të mos kenë mundësi të qasjes në internet.

Në të gjitha testet e maturës së monitoruara nga KALLXO.com është raportuar për rrjedhje në internet të testit të maturës dhe për përdorim të telefonave të mençur nëpër to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat