Nga 29 gushti të gjithë policët në punë, ju ndërpritet pushimi për shkak të protestës

Aktuale

Nga 29 gushti të gjithë policët në punë, ju ndërpritet pushimi për shkak të protestës

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 23:03

Protesta e paralajmëruar më 1 shtator kundër ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi ka shtyrë Policinë e Kosovës të mobilizohet si kurrë më parë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të gjithë policëve t’ju ndërpritet pushimi vjetor.

“Sipas vendimit, pushimet vjetore ndërpriten më 29 gusht deri në afat të pacaktuar”, thonë zyrtarë policorë që kanë preferuar të mbesin anonim.

Ndërprerja e pushimit nuk vlen vetëm për ata që kanë marrë pushim mjekësor.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë për 1 shtator për të kundërshtuar ratifikimin në Kuvend të demarkacionit. Ata kanë thënë në disa raste se do të ndalin këtë marrëveshje me çdo mjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat