Qeveria, e interesuar për jetësimin e Asociacionit

Aktuale

Qeveria, e interesuar për jetësimin e Asociacionit

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 20:22
Ilustrim

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të vazhdojë pa themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Të paktën kështu vlerëson zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit Serb, Branomir Stojanivq.

Këshilltari i kryeministrit Isa Musatafa ka deklaruar se deklarimi i Stojanoviqit është i qasjes së njëjtë që ka edhe Qeveria për dialogun dhe se interpretimet e ndryshme që mund t’i bëhen deklaratës së Stojanoviqit janë për interesa të politikës ditore.

Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se Qeveria këmbëngul në plotësimin e marrëveshjeve të arritura në këtë dialog, përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit me komunat serbe, gjë e cila sipas tij do të ndodh në një të ardhme të afërt.

Ai ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë pafundësisht pa i zbatuar marrëveshjet e arritura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat