AKSH: Deputetët që votojnë Demarkacionin do të mbahen mend dhe do të trajtohen tradhtarë

Aktuale

AKSH: Deputetët që votojnë Demarkacionin do të mbahen mend dhe do të trajtohen tradhtarë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 20:16

E ashtuquajtura Armata Kombëtare Shqiptare kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

“Deputetët të cilët votojnë pro marrëveshjes me Malin e Zi do të trajtohen si tradhtarë dhe do të mbahen mend si të tillë”, thuhet mes tjerash në një deklaratë që  ka ardhur në adresë të botasot.info me emrin e Bashkim Shqipëria.

Në mes tjerash në këtë deklaratë thuhet edhe se “AKSH është duke vëzhguar dhe se do të qëndrojë në pikat e caktuara”.

Po ashtu AKSH bën thirrje edhe palës malazeze që mos të pajtohet me një marrëveshje të tillë sepse “kjo do të thotë luftë mes dy popujve”.

Më poshtë po botojmë deklaratën e AKSH-së dërguar mediave në formë fotografie:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat