Mustafa: Faktet janë të qarta si loti, varet a kemi forcë e guxim t’i pranojmë

Aktuale

Mustafa: Faktet janë të qarta si loti, varet a kemi forcë e guxim t’i pranojmë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 19:08
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se faktet për demarkacion janë të qarta, vetëm a kanë forcë e guxim t’i pranojnë.

“Faktet janë të qarta si loti, varet se a kemi forcë dhe guxim që ato t’i pranojmë”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai ka thënë se 1 shtatori është dita kur duhet t’i thuhet jo izolimit të qytetarëve, dhunës, kërcënimeve e bllokadës së proceseve shtetndërtuese.

“Një shtatori i këtij viti është dita kur deputetët mund t’i thonë JO: dhunës, kërcënimeve, bllokadës së proceseve shtetndërtuese. Jo izolimit të qytetarëve tanë. Është dita në të cilën duhet t’i japim përgjigje Kosovës”, thuhet nga kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat